Gjykata në Prishtinë shpall aktgjykim dënues për vrasjen e të miturit: Eduard Ibrahimi dënohet me 20 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në rastin e vrasjes së të miturit L.B., ku të akuzuarit janë dënuar me burgim.

Sipas aktgjykimit, Eduard Ibrahimi është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes, si dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Gjykata ka shqiptuar ndaj tij dënim unik prej 21 vjet burgim, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Në këtë rast, përveç Eduard Ibrahimit, Përparim Ibrahimit dhe Lirim Begollit, akuzohet edhe Egzon Matoshi, për të cilin procedura vazhdon të jetë e veçuar, pasi ai është i paarritshëm për gjykatën.

- Advertisement -