Gjykata Kushtetuese e hap dyert për vizitorët në ditën e Kushtetutës në Kosovë

Në rast të ditës së Kushtetutës, Gjykata sot ka hapur dyert për qytetarët, veçanërisht për studentët e drejtësisë e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, të cilët do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

Qysh tash në mëngjes, kanë nisur të shkojnë edhe një numër i të interesuarve, e që janë studentët e Fakultetit Juridik, të cilët kanë shprehur dëshirën për të parë nga afër punën aty.


- Advertisement -