Një shtetas rreth 67 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë.
Ai jetonte i vetëm ndërsa mbesa e tij ka lajmëruar policinë pasi nuk kishte mundur të kontaktohet me të.
Nuk janë konstatuar shënja dhune në trup ndërkohë që ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se 67-vjeçari, një ish mësues, ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.





