Gjesti ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi me një sqarim në rrjete sociale.
Fillimisht, ka treguar se është shëndoshë e mirë, e pastaj ka shtjelluar rastin. ‘Shëndoshë e mirë, afër familjes time.
Ju dua e faleminderit 100 herë për përkrahjen e mesazhet e mira’, u shpreh ai në InstaStory.
Artisti pejan thotë se nuk ka kaluar një periudhë të mirë dhe se kërkon falje për shqetësimin që ka shkaktuar, por që po vazhdon me procedurat ndaj kompanisë ‘Onima’, për keqtrajtimet që siç thotë i ka shkaktuar ndër vitesh.
Në bashkëpunim me label, menaxhmentin, edhe avokatët tonë në Britani, kemi nis procedura ndaj kompanisë Onima për keqtrajtimet ndër vite, borxhet (duke e përfshirë edhe borxhin aktual) mundësitë e humbura dhe dëmet e shkaktuara.
Ka shumë gjëra që akoma nuk i dini, po që keni me i kuptu shumë shpejt.
Muzikën nuk mundet me ma ndal askush, sidomos jo njerëzit edhe kompanitë që e kanë për qëllim me i shkatërru artistët edhe me e njollos industrinë e muzikës.
Gjatë kësaj kohe që jemi në gjyq në qoftë nevoja edhe veç në TikTok e Instagram kam me i postu këngët e mia, e pa muzikë nuk ju lë.
Ju dua shumë.
Drejtësia ka me fitu, si gjithmonë.
