Më 11 mars të këtij viti, artisti kosovar, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, u arrestua për tre vepra penale.
Ai dyshohet se ka hyrë në ambientet e kompanisë muzikore ‘Onima’ dhe ka kryer veprat penale ‘Kanosja’, ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Sot, 23 mars, në emisionin ‘Kosova Today’, avokati i tij, Burim Azemi, ka dhënë detaje rreth rastit dhe marrëdhënies së tij me këtë kompani. ‘Kontrata e distribucionit që ka nënshkruar Gjesti me Onima-n është e qershorit të vitit 2023, dhe ka pasur kohëzgjatje për dy vjet, që ka nënkuptuar deri në qershor të vitit 2025.
Kontrata ka mundur të mosvazhdohet në mënyrë automatike nëse është dhënë një njoftim 90 ditë përpara’, u shpreh avokati.
