Gigi Hadid flet për herë të parë pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein në SHBA

Supermodelja Gigi Hadid ka folur për herë të parë pas publikimit të dosjeve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së mbi Jeffrey Epstein, ku përmendet emri i saj.

Në një shkëmbim emailesh të vitit 2015, një person i paidentifikuar pyeste Epstein për suksesin e motrave Hadid, duke sugjeruar se babai i tyre e kishte paguar agjencinë.

Epstein e mohoi këtë, duke lënë të kuptohet se gjithçka kishte ndodhur për shkak të disiplinës dhe ndjekjes së udhëzimeve, shkruan enews.


- Advertisement -

Gigi, 30 vjeçe, u shpreh se leximi i dokumenteve ishte “i tmerrshëm” dhe “më bëri të ndihem keq”.

Ajo theksoi se nuk ka pasur kurrë lidhje me Epstein dhe se prindërit e saj, Mohammed dhe Yolanda Hadid, e mbrojtën dhe e edukuan me vlerat e punës së palodhur. “Kur u përmenda në ato dosje, mendoj se isha 20-21 vjeç – është shqetësuese”, tha Gigi, duke shtuar se nuk dëshiron të minimizojë historitë e viktimave të vërteta të Epstein.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *