Ganimete Musliu: Provokim direkt nga Albin Kurti në Skenderaj

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se situata në Skenderaj është një provokim drejtpërdrejt nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ajo i ka bërë thirrje Kurtit që të tërheqë forcat policore nga Skenderaj, duke e vlerësuar si sjellje të pashpirt nga ana e Kurtit. ‘Kjo është provokim direkt nga Albin Kurti, për ta nënshkruar Skenderajn.

Por ju e dini që Skenderajn nuk e ka nënshtruar as poshtëruar as krajli e as sulltani, e nuk ka me e nënshtru e as poshtëru as Albin Kurti.


- Advertisement -

Kjo është e pafalshme, nuk duhet të tolerohet kjo situatë’, tha Musliu. ‘Unë i bëj thirrje Albin Kurtit këtu nga qyteti i Skenderajt që t’i tërheqë forcat policore prej Skenderajt, mos të provokojë situata të cilat nuk i konevojnë askujt’, shtoi ajo.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *