Fustanet ikonike të Oskarëve, si ato të Audrey Hepburn, Grace Kelly dhe Jennifer Lawrence, janë bërë legjenda të modës dhe vlejnë miliona dollarë.
Paraqitjet e pazakonta, si fustani-mjellmë i Bjork, smokingu përmbys i Celine Dion apo stili shtatzënë i Rihanna, kanë lënë gjurmë të paharrueshme.
Glamuri i Hollywood-it nuk zbehet dhe nuk ka stuhi që mund ta lërë në hije tapetin e kuq të ndarjes së Oskarëve.
Garat për krijimin më të bukur ose më ekstravagant janë bërë po aq emocionuese sa edhe vetë gara për “djaloshin e artë”, ndërsa ndonjëherë fustanet lënë përshtypje edhe më të fortë se vetë fituesit.





