Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar me të gjitha votat për vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, shprehën mbështetjen e tyre për këtë vendim, duke theksuar gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në misione paqeruajtëse.
Deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj, gjithashtu e vlerësoi si një lajm të mirë për Kosovën dhe kërkoi mbështetje të plotë për pjesëtarët e FSK-së në këtë mision të rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare.





