Formacioni i Gjysmëfinaleve të Këngës në Eurovision 2025: Renditja dhe Detajet e Garës

- Advertisement -

Formacioni i Gjysmëfinaleve të Konkursit të 70-të të Këngës në Eurovision është përcaktuar përmes një shorti zyrtar, i cili u zhvillua në Rathaus të Vjenës, qytetin pritës të këtij edicioni jubilar.

Nga 35 transmetues pjesëmarrës, 30 vende mësuan pozicionet e tyre në këtë garë; dy Gjysmëfinalet: 15 në Gjysmëfinalen e Parë dhe 15 në Gjysmëfinalen e Dytë.

Para shortit, vendet u ndanë në pesë grupe bazuar në modelet historike të votimit, të përllogaritura nga partneri zyrtar i votimit të Eurovision-it, ‘Once’, me qëllim një shpërndarje sa më të balancuar.

- Advertisement -

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj, ndërsa rendi i saktë i performancave do të përcaktohet deri në fund të muajit mars.

Dhjetë vendet më të votuara nga secila Gjysmëfinale do të kualifikohen për Finalen e Madhe të 16 majit, ku do t’u bashkohen pesë shteteve të kualifikuara automatikisht.

Rezultatet e shortit të Gjysmëfinaleve janë si më poshtë: Pas kombinimit të votave të publikut dhe jurisë, 10 shtetet më të mira nga secila Gjysmëfinale do të kualifikohen për t’iu bashkuar 5 shteteve të kualifikuara automatikisht në Finalen e Madhe të shtunën, më 16 maj.

Franca (FTV), Gjermania (ARD/SëR), Italia (Rai), Mbretëria e Bashkuar (BBC) dhe fituesja e vitit të kaluar Austria (ORF) kualifikohen automatikisht për Finalen e Madhe.

Megjithatë, secili prej tyre është i detyruar të transmetojë dhe të votojë në një nga Gjysmëfinalet.

- Advertisement -