Banori Labinot Rexha ka shpërthyer ndaj Elijona Binakajt, duke përdorur fjalë të rënda dhe duke prekur një pjesë shumë të ndjeshme të së kaluarës së saj.
Në debat e sipër, Labi i tha: “Me dashtë nënën dhe motrën, nuk ishe ik nga shtëpia në moshën 13-vjeçare.”
Ai e lidhte këtë me faktin se Elijona, prej moshës shtatë deri në 13 vjeç, kishte jetuar në një familje gjermane, pa dëshirën e saj. Situata u rëndua edhe më shumë kur Labi përmendi nënën dhe motrën e saj, të cilat Elijona i humbi tragjikisht në një aksident me autobus në vitin 2021.
Ky moment solli emocione të forta brenda shtëpisë dhe shkaktoi reagime të menjëhershme nga banorët, të cilët mbetën të tronditur nga mënyra se si u përdor një humbje kaq personale në një konflikt.
Ngjarja ka ndezur debat të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë shikues kanë shprehur shqetësim dhe kritikë ndaj qasjes së Labit. Edhe opinionistët u shprehën se komentet e tij ishin të papranueshme dhe tejkaluan kufijtë e një debati normal.
