Fitorja historike e Kosovës në futboll: Ambasadorët më të mirë të shtetit tonë

Analisti Arben Zeqiri ka thënë se fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë në playoff-in për Kupën e Botës është përgjigja më e mirë diplomatike.

Kjo vjen edhe në kontekstin se shteti të cilin e ka eliminuar Kosova nuk e njeh këtë të fundit si shtet, por edhe të ekspozimit të Kosovës në rast se prek skenën botërore të futbollit. “Kjo do të jetë vula më e madhe e njohjes së shtetit tonë sepse futbollistët janë ambasadorët më të mirë”, tha Zeqiri në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Një paraqitje e tillë dhe një rezultat i tillë është historik”, vijoi ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *