Fitorja historike e Kosovës dhe humbja e hidhur e Shqipërisë diskutuar në ‘Ora Shtatë’

Fitorja historike e Kosovës, dhe humbja e hidhur e Shqipërisë u diskutuan sot në emisionin ‘Ora Shtatë’.

Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku tha se Shqipëria nuk është eliminuar, pasi theksoi se Kosova është zemra e saj. ‘Unë mendoj që Shqipëria ende nuk është eliminuar, dhe Kosova është zemra e Shqipërisë.

Dje pamja më e bukur ishte festa e futbollistëve të Kosovës me flamurin e Shqipërisë, dhe jo vetëm futbollistëve por edhe mijëra tifozëve që ishin të pranishëm në stadium,’ tha Sadiku.


- Advertisement -

Ai tha se emocionet ishin të papërshkrueshme, diçka që sipas tij, nuk ishin përjetuar kurrë më herët.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *