Gjilani ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Llapi. 2-3 ishte rezultati i kësaj sfide të luajtur në “Zahir Pajaziti”.
Gjilani krijoi epërsi në minutën e 10-të me golin e kapitenit Oltion Bilallit.
Llapi barazoi shifrat në 4 minuta nga fundi i pjesës së parë me golin e Edon Sadriut.
Në fraksionin e dytë mysafirët shënuan edhe dy herë.
Fillimisht me anë të Senad Jaroviq i cili u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 54-të, dhe pastaj super goli i Blerind Morinës në minutën e 71-të.
Llapi provoi të reagonte me golin e Muhamet Hysenit nga penalltia 7 minuta nga fundi i ndeshjes, por ekipi i Tahir Batatinës nuk ia doli shmangte humbjen.
Gjilani pas kësaj fitoreje ka 39 pikë në vendin e tretë, duke parakaluar Prishtinën dhe Malishevën.
Kurse Llapi është në vendin tetë me 29 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj.
