Filmi ‘Dua’ i regjisorit kosovar Blerta Basholli ka fituar çmimin prestigjioz ‘SACD’ në kuadër të seksionit ‘Semaine de la Critique’ në Festivalin e Filmit në Kanë.
Ky vlerësim ndahet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë dhe konsiderohet një nga çmimet më të rëndësishme autoriale në Francë.
Pas marrjes së çmimit, Basholli u shpreh se ky sukses ka rëndësi të veçantë, pasi filmi bazohet në një rrëfim shumë personal.
Ajo theksoi se procesi i shkrimit të skenarit ka qenë sfidues, ndërsa përzgjedhja e filmit në mesin e vetëm shtatë projekteve nga mbi 1050 aplikime e bën arritjen edhe më të madhe.
Premiera e filmit në Kanë u prit me duartrokitje të gjata nga publiku.
Regjisorja tha se një nga frymëzimet kryesore të filmit është lufta e adoleshentëve për të mbrojtur ëndrrat dhe dinjitetin e tyre edhe në kohë konflikti. ‘Dua’ rrëfen jetën e një adoleshenteje në Kosovën e kohës së luftës dhe sjell në fokus ëndrrat, frikërat dhe përpjekjen për të ruajtur humanitetin në rrethana të vështira.






