Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet në Kosovë.
Procesi do të koordinohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog dhe përfaqësuesit e komunitetit serb.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ligjet do të aplikohen pa penguar shërbimet bazike dhe do të eleminojnë mekanizmat ilegalë financuar nga Serbia.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka vlerësuar përpjekjet për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka konfirmuar nisjen e regjistrimit të serbëve dhe dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshëm.
Kurti: Studentët dhe punëtorët serbë do të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi 12-mujore.
