Festimet e dasmës së Dua Lipës dhe Callum Turner në Palermo: Stili dhe eleganca italiane

Festimet treditore të dasmës së Dua Lipës dhe Callum Turner në Palermo të Siçilisë kanë nisur zyrtarisht, ndërsa këngëtarja ka tërhequr menjëherë vëmendjen me paraqitjen e saj të parë nga ceremonia luksoze.

Pas ceremonisë civile në Londër, ku u shfaq me një kostum të personalizuar Schiaparelli, Dua ka zgjedhur një stil krejtësisht ndryshe për festimet italiane.

Artistja u fotografua me një fustan të personalizuar nga Bottega Veneta, i realizuar në lëkurë dhe i zbukuruar me pupla të bardha struci.


- Advertisement -

Modeli elegant kishte një dekolte të rrumbullakët, një pjesë të hapur në shpinë dhe detaje karakteristike të shtëpisë së modës italiane, ndërsa fundi në stil sirene ishte i mbuluar me pupla të bardha.

Pamjen e kompletoi me një çantë të vogël me pupla dhe bizhuteri ari nga Bulgari.

Sa i përket grimit dhe flokëve, Dua zgjodhi një paraqitje natyrale me manikyr rozë transparent dhe flokët e gjatë të lëshuar.

Nga ana tjetër, Callum Turner u shfaq me një kostum lino ngjyrë bezhë dhe këmishë të bardhë nga Jacquemus, të kombinuara me syze dielli të zeza. Çifti u pa duke mbërritur në pritjen e mirëseardhjes mes muzikës dhe vallëzimit, ku përshëndetën të ftuarit dhe shkëmbyen momente romantike para kamerave.

Në mesin e të ftuarve të njohur ishin Charli XCX, George Daniel, Troye Sivan, Joe Alwyn, Mark Ronson dhe Grace Gummer.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -