Festa e Darkës para Ndeshjes Historike të Kosovës dhe Turqisë për Kupën e Botës 2026

Në prag të finales së madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, mirëpriti në një darkë tradicionale delegacionin e lartë të Federatës Turke të Futbollit, të kryesuar nga presidenti İbrahim Ethem Haciosmanoglu.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi tha se kjo darkë, në prag të një ndeshjeje historike, rikonfirmon lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta që dy vendet i bashkon në rrugëtimin e tyre.

Megjithatë, Ademi pavarësisht që shprehur respektin më të lartë për miqtë nga Turqia, ai uroi që festa e sotme t’iu takojë Dardanëve. ‘Me respektin më të lartë për miqtë nga Turqia dhe me dëshirë për një lojë ‘fair-play’ dhe spektakël, uroj që festa e nesërme t’u takojë Dardanëve.


- Advertisement -

Kupa e Botës ka qenë ëndrra e shumë gjeneratave dhe një arritje e tillë do të përbënte promovimin më të madh ndërkombëtar për Kosovën.

Forca Kosovë, të priftë e mbara!’, ka shkruar ai.

Pjesë e kësaj darke ishin edhe personalitete të shquara të futbollit ndërkombëtar, si Servet Yardımcı, ish-anëtar i KE të UEFA-s, Marcelo Balboa, Legjendë e FIFA-s, si dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Ben O’Neill e Richard van Poortvliet, por dhe mysafirë tjerë nga Turqia.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *