Fermerët e pakënaqur të qumështit protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e pakënaqur të qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën, që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.

Ata kanë paraqitur tre kërkesa kryesore: ‘Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave’.

Gjatë protestës fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë me dinjitet dhe respekt. ‘Jemi mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë, në mënyrë që t’i trajtojnë të gjithë kërkesat tona, për fermerët e vendit të cilët duhet të trajtohen me respekt dhe dinjitet’, tha njëri nga fermerët.


- Advertisement -

Fermerët në protestë po marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *