Spektakli i shumëndjekur Ferma VIP 3 ka nisur zyrtarisht, duke sjellë jo vetëm konkurrentët e parë në fermë, por edhe një risi të madhe që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Për herë të parë që nga nisja e këtij formati, organizatorët kanë vendosur një çmim që thyen çdo rekord të mëparshëm. Është zbuluar se fituesi i këtij edicioni do të shpërblehet me plot 200,000 euro, duke e bërë këtë sezon më të fortin dhe më konkurruesin deri më tani.
Shuma e konsiderueshme pritet të rrisë edhe më shumë rivalitetin mes banorëve, të cilët tashmë kanë hyrë në fermë dhe kanë nisur aventurën e tyre.
Konkurrentët e parë janë bërë pjesë e formatit, duke premtuar dinamika, sfida dhe histori që pritet të mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit.
