Fehmi Kupina konfirmohet sërish në krye të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina është rizgjedhur sot si Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke vazhduar detyrën që mbante edhe gjatë mandatit të kaluar.

Kupina, i cili më parë ishte pjesë e LDK-së, kishte dhënë dorëheqje për të themeluar partinë e tij të re, “Lidhja për Prishtinën”, e cila në zgjedhjet e fundit siguroi katër ulëse në Kuvend. Pas këtij rezultati, ai u nominua për ta drejtuar sërish institucionin.

Në votimin e sotëm, ai mori 31 vota për, katër kundër dhe dy abstenime, duke u konfirmuar edhe një herë në krye të Kuvendit, raporton Telegrafi.


- Advertisement -

Kupina falënderoi anëtarët për besimin dhe premtoi angazhim të vazhdueshëm për funksionim efikas dhe transparent të institucionit.

“Është nder i madh të marr këtë detyrë, të cilën e pranoj me përgjegjësi. Garantoj për funksionim të drejtë, efikas dhe të hapur për të gjithë”, deklaroi ai pas rizgjedhjes.

- Advertisement -