Fehmi Bytyqi alivanoset në gjykatë pas dënimit me 10 vjet burgim për rastin e drogës në Lipjan

Fehmi Bytyqi, një nga pesë të akuzuarit për rastin e 400 kilogramëve të drogës nga Brazili në Lipjan, është alivanosur në gjykatë pasi u dënua me 10 vjet burgim.

Sipas avokatit të tij, Ramë Dreshajt, aktgjykimi është i habitshëm, pasi siç tha ai, klienti i tij nuk është fajtor.

Avokati tha se do të ushtrojë ankesë, duke argumentuar se droga nuk është e “Mc Food”, por e grupeve kriminale ndërkombëtare. “Qe shiheni gjendjen e tij, erdhi ndihma e shpejt.


- Advertisement -

Po të ishte fajtor klienti im, ndoshta nuk do të ishte duke qeshur, nuk e kish pranuar këtë aktgjykim, por do të ishte më i përgatitur, por nuk e ka kryer veprën, prandaj u befasua.

Ka shkuar të marrë kontejnerin me një qese të najlonit si një punëtor i Mc Food, e me thënë tash është transportues apo kontrabandues i drogës, për mua është e pakuptimtë”, shtoi avokati.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *