Faton Peci shpall dy vendime të rëndësishme: Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta dhe kujdes geriatrik për të moshuarit

- Advertisement -

Ministri Faton Peci ka bërë të ditur dy vendimet e para që ka marrë në cilësinë e tij drejtuese, të cilat synojnë përmirësimin e kujdesit social dhe shëndetësor për kategori të ndjeshme të shoqërisë.

Vendimi i parë lidhet me themelimin e Komisionit për Identifikimin e Nevojave të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore. Ky komision do të ketë për detyrë identifikimin e saktë të nevojave të nxënësve, me fokus të veçantë fëmijët me vështirësi në të nxënë dhe ata që kanë nevoja të veçanta arsimore. Sipas Pecit, mënyra se si një shoqëri u qaset këtyre kategorive është pasqyra më e qartë e vlerave të saj.

Vendimi i dytë ka të bëjë me themelimin e Ekipit Geriatrik për kujdesin ndaj të moshuarve. Për herë të parë në Mitrovicë, po krijohet një ekip mobil mjekësor geriatrik, i cili do të ofrojë shërbime për qytetarët mbi moshën 65-vjeçare që vuajnë nga sëmundje kronike. Ky shërbim do të realizohet drejtpërdrejt nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

- Advertisement -

Ekipi mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, si dhe mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të moshuarit. Faton Peci ka theksuar se kontributi dhe mundi i brezave të vjetër janë themeli mbi të cilin qëndron shoqëria, ndaj kujdesi për ta mbetet një obligim moral dhe njerëzor.

- Advertisement -