Falja e namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës: Myftiu Tërnava flet për rëndësinë e solidaritetit dhe mirësisë

Falja e namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në orët e hershme të mëngjesit edhe në Xhamia e Madhe e Prishtinës.

Oborri dhe hapësirat përreth xhamisë u mbushën me besimtarë të të gjitha moshave, të cilët me përkushtim morën pjesë në faljen e namazit të Bajramit.

Gjatë Hytbes së Bajramit, Myftiu Naim Tërnava përcolli mesazhe për rëndësinë e ruajtjes së vlerave të Ramazanit, duke theksuar solidaritetin, ndihmën ndaj atyre në nevojë dhe forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore.


- Advertisement -

Ai u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë rrugën e mirësisë dhe përkushtimit edhe pas përfundimit të muajit të agjërimit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *