Fabjola Elezaj ka tronditur së fundmi opinionin me një fjalë ofenduese drejtuar Arbana Osmanit.
Kjo mori vëmendje të madhe dhe u komentua gjerësisht, pasi nuk pritej të ndodhte në një studio televizive, në live.
Ndonëse pati një reagim të qetë nga ana e moderatores, kjo nuk kaloi pa reagime të forta.
Pas kësaj, Ola ka diskutuar me fermerët se përse e tha dhe cili ishte qëllimi. “Nuk e shijova kur e thashë atë fjalë.
E di unë se si e vuaj.
Unë e thashë edhe më ha përbrenda”, tha ajo.
Tutje shtoi: “E di ajo që nuk e kisha me personin, doja të dija si reagojnë ndaj asaj fjale, si është reagimi i drejtë ndaj asaj fjale dhe unë e pashë.
Unë e pashë si reagohet drejtë kur thuhet ajo fjalë.
Mua më tha troç dhe nuk u mërzit asnjë.
Dua të shoh, ku jam, ku janë”.
