Eva Dumani, historia e rikthimit të saj në Shqipëri pas 12 vjetësh në Siri

Eva dhe Endri Dumani vuajtën bashkë.

U rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa prej të shtunës motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri në krahët e nënës së tyre.

Ardhjen e Evës në Shqipëri Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e quajti si një operacion të shtrirë në kohë i realizuar me mbështetjen e partnerëve.


- Advertisement -

Eva Dumani pas 12 vite qëndrimi në Siri prej të cilave 6 në kampin Al Houl mundi të largohej nga ky kamp në Dhjetor 2024 kur forcat e opozitës siriane rrëzuan regjimin e Asadit.

Të njëjtat burime kanë treguar se Eva Dumani dhe daja Xhetani për disa ditë janë mbajtur nën vëzhgim prej inteligjencës turke për tu siguruar se çfarë do të bënin gjatë qëndrimit në territorin e Turqisë.

Shqipëria në 6 vitet e fundit ka realizuar 4 operacione riatdhesimi të grave dhe fëmijëve nga Siria.

Por edhe në këtë rast Eva Dumani bashkë me disa gra shqiptare të tjera nuk dëshiruan të ktheheshin.

Top Channel ka mësuar se aktualisht në Siri vijojnë të jenë 22 gra dhe fëmijë si dhe 8 burra shqiptarë që mbahen në burg.

- Advertisement -