Tentenet, që dikur i shihnim si punime të buta e të bukura për dekorin e shtëpive të gjysheve, po përjetojnë një rikthim të fuqishëm në modë – dhe këtë e ka dëshmuar askush tjetër përveç Era Istrefit.
Këngëtarja e njohur, e cila njihet për stil të guximshëm e unik, ka befasuar fansat duke u shfaqur kokë e këmbë e veshur me tentene, duke i kthyer këto punime artizanale në një trend të ri të pasarelave urbane, shkruan Kosovarja.
Era po tregon se tentenet nuk janë më vetëm pjesë e dekorit tradicional, por mund të shndërrohen në veshje elegante dhe tërheqëse – një kombinim që bashkon klasiken me modernen.
E pyetja që lind është:
💫 A do të guxonit edhe ju të provonit një look si ai i Erës?

