Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit ushtarake në rajon dhe armatosjen e Serbisë me raketa hipersonike kineze.
Përmes një postimi, Hoxhaj tha se Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’.
Ndër të tjera, deputeti i PDK-së shtoi se NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin. ‘Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale.
Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’.
NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin’, ka shkruar Hoxhaj.
