Ish-ministri i jashtëm, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës Nenad Rashiq, i cili tha publikisht se kryeministri ia ka transferuar tokën për hatër të tij.
Në një status në Facebook, Hoxhaj tha se një deklaratë e tillë tregon logjikën me të cilën po merren vendime për territorin e shtetit.
Ai ngriti pyetje edhe për vendime të tjera që, sipas tij, janë marrë në dëm të Kosovës.
Sipas Hoxhajt, dilema të tilla lidhen edhe me marrëveshjet e arritura në dialog me Serbinë gjatë vitit 2023.
Në fund, Hoxhaj theksoi se territori i Kosovës nuk mund të trajtohet si pronë personale nga askush.





