Emocionuese: Takimi i papritur mes Mateos dhe nënës së tij në Big Brother VIP Albania 5

- Advertisement -

Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania 5 solli një nga momentet më prekëse të këtij sezoni.

Nëna e Mateos, zonja Zana, hyri papritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar të birin, pas 53 ditësh izolim.

Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione.

- Advertisement -

Mateo u shfaq i përlotur teksa përqafoi nënën e tij, ndërsa zonja Zana nuk i mbajti dot lotët nga mallëngjimi.

Pas më shumë se shtatë javësh pa kontakt me familjen, kjo surprizë u kthye në një çlirim të vërtetë emocional për banorin.

Gjatë bisedës në studio, zonja Zana u pyet nëse dëshironte të takonte shkurtimisht Brikenën, vajzën për të cilën Mateo ka shprehur pëlqim që në ditët e para të hyrjes në shtëpi.

Marrëdhënia mes Mateo Vogli dhe Brikena Xhafa ka qenë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, pasi dyshja duken çdo ditë e më të afërt.

Brikena e takoi me shumë ngrohtësi nënën e Mateos dhe që në momentin e parë tregoi respekt të veçantë, duke i puthur dorën – një gjest që u komentua gjerësisht si shenjë edukate dhe serioziteti.

Zonja Zana u shfaq e buzëqeshur dhe e qetë gjatë takimit, duke dhënë një sinjal pozitiv për afrimitetin mes dy të rinjve.

Historia e Mateos dhe Brikenës ka mbajtur pezull publikun prej muajsh.

Edhe pse pëlqimi mes tyre është i dukshëm dhe i pranuar, puthja e parë ende nuk ka ndodhur, duke e bërë raportin e tyre edhe më intrigues për ndjekësit e spektaklit.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *