Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi zhvillon takim në SHBA

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar të premten një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit amerikan, Brendan Hanrahan.

Sorensen tha se diskutuan për dialogun e arritjet e fundit dhe siguruan harmonizimin në hapat përpara.

Pak ditë më parë, ndërmjetësi evropian i bisedimeve njoftoi për arritjen e një marrëveshjeje për Ligjin për të Huajt, pas takimit me kryeministrin Kurti në Kosovë.


- Advertisement -


- Advertisement -