Emisari evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka raportuar për takimet e fundit në Bruksel me kryenegociatorët, Agron Bajrami dhe Petar Petkoviq.
Ata kanë diskutuar përcaktimin e planit të punës për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sorensen tha: ‘Këtë javë mbajtëm takime të ndara dhe të hollësishme me të dy kryenegociatorët në Bruksel për të përcaktuar planin tonë të punës për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm.’





