Elton Ilirjani garanton strehim dhe siguri për Parashqevin pas një viti sfidash

- Advertisement -

Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi publikun me rrëfimin e saj në një televizion amerikan, ku u prezantua me emrin “Nolfe” dhe tregoi betejën e përditshme për mbijetesë në rrugë. Pamjet preku zemrat e shqiptarëve kudo dhe nxiti solidaritet të gjerë.

Viti 2025 solli ndryshime pozitive: Parashqevi u ribashkua me djalin e saj, Lukën, dhe gjeti strehim në Manhattan falë një biznesmeni kosovar. Megjithatë, pasiguria mbi jetesën e saj dhe rikthimin në realitetin e përditshëm mbetej shqetësim.

Për të siguruar që kjo të mos ndodhë, miku i saj i ngushtë, Elton Ilirjani, ka bërë një premtim të fortë në rrjetet sociale:

“Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qera shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do të duash. Nuk kemi nevojë më për asnjë gjë.”

- Advertisement -

Ky veprim siguron që Parashqevi të mos përballet më me rreziqet e jetës në rrugë, duke i ofruar një mbështetje të qëndrueshme dhe stabilitet të plotë. Solidariteti dhe kujdesi i Ilirjanit janë një shembull i fuqishëm i mbështetjes për ata që kalojnë vështirësi.

- Advertisement -