Pas qarkullimit të një klipi ku dukej sikur Elijona Binakaj shprehte pëlqim për Klodian Mihajn, banorja vendosi të reagojë dhe të sqarojë të vërtetën.
Ajo theksoi se nuk bëhet fjalë për ndjenja romantike, por thjesht për respekt dhe vlerësim ndaj Klodianit si person.
“Nuk është pëlqim romantik. Ai është djalë shumë i mirë. Lum nëna që e ka”, u shpreh Elijona, duke mohuar çdo aludim tjetër.
Megjithatë, në videon e publikuar mbetej përshtypja sikur mes tyre ekzistonte një pëlqim, gjë që sipas saj është thjesht një keqkuptim dhe pa asnjë të vërtetë.
Elijona shtoi se kjo nuk është hera e parë që situatat interpretohen gabimisht brenda shtëpisë, duke u kthyer në thashetheme pa bazë.
Ajo madje u shpreh se ka edhe dyshime që Klodi mund të ketë një vajzë jashtë, çka e bën edhe më të qartë se mes tyre nuk ka asgjë përtej shoqërisë.
