Elijona rrëfen periudhën e vështirë të fëmijërisë së largëtuar, por tregon se gjeti forcën përpara në takimet me prindërit biologjikë

- Advertisement -

Elijona ka vazhduar rrëfimin e saj prekës, duke ndalur te periudha e vështirë që ka kaluar gjatë fëmijërisë, kur jetonte larg familjes biologjike.

Ajo tregoi se kjo kohë e ka ndikuar thellë emocionalisht dhe ka lënë pasoja të forta në gjendjen e saj shpirtërore.

Duke folur për dallimin mes rritjes me familjen e vet dhe asaj të huaj, Elijona u shpreh: ‘Ndryshe e këqyr fëmijën tënd, ndryshe fëmijën e huaj’, duke lënë të kuptohet për boshllëkun emocional që ndjente gjatë kohës që jetonte me familjen gjermane.

- Advertisement -

Ajo zbuloi se në atë periudhë kishte rënë në depresion të thellë dhe shpesh ishte përballur me mendime shumë të rënda: ‘Në atë kohë kam pasur rënë në depresion shumë dhe thosha: ‘O Zot, s’dua të jem në këtë jetë.

Pse është kjo jetë kështu e poshtër? Nëse kjo është jeta ime, unë s’di ta kem këtë jetë’.

Megjithatë, Elijona tregoi se takimet me prindërit e saj biologjikë i jepnin forcë për të vazhduar përpara: ‘Mua më jepnin forcë takimet që i kam pasur me mamin dhe me babin’.

Në fund ajo tha: ‘Jam shumë krenare që jam kthyer në shtëpi dhe e kam mësuar gjuhën.

Ai ishte viti im më i bukur’.

- Advertisement -