Elijona i përgjigjet ashpër Labit: “Nuk kam ikur me dëshirë nga familja – mos prek tema të ndjeshme”

- Advertisement -

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka shpërthyer një prej momenteve më të forta emocionale të këtij edicioni. Debati mes Labit dhe Elijonës ka ndezur rrjetet sociale, pasi një fjali e tij u perceptua si prekje e një teme tepër të ndjeshme për të.

Gjithçka nisi kur Labi, gjatë një bisede, i tha Elijonës:
“Unë nuk kam ikur kurrë nga shtëpia.”
Një deklaratë që u kuptua si krahasim i situatës së tij me të kaluarën e Elijonës, e cila ka jetuar për vite me një familje gjermane për rrethana që nuk kanë qenë zgjedhje e saj.

Reagimi i Elijonës ishte i menjëhershëm dhe i qartë:
Më vjen keq për nivelin tënd. Unë asnjëherë s’kam ikur me dëshirë nga familja ime, prandaj të lutem mos prek aty ku s’duhet.

- Advertisement -

Kaq mjaftoi që situata të marrë përmasa të mëdha edhe jashtë shtëpisë. Komentet e publikut nën videon e momentit u shumuan me qindra, dhe pjesa më e madhe e tyre kritikuan Labinin për mënyrën si e trajtoi temën.

Një koment i ndjekësve shkruante:
Ka dallim kur ik prej shtëpisë, e kur dikush të largon me zor. Ky ose është i painformuar, ose po provon me e lëndu me qëllim.”

Të tjerë e quajtën momentin të papranueshëm:
“Si kapet kështu një fëmije? Turp.”

Ndërsa disa donin të sqaronin edhe realitetin e Elijonës:
“Ajo ka jetuar me familje gjermane sepse ka qenë e mitur dhe kështu kanë qenë rrethanat. Nuk është ikje me dëshirë.”

Mes gjithë reagimeve, u vlerësua qëndrimi i qetë i Elijonës, e cila nuk e ngriti zërin, por i dha një përgjigje të prerë, duke vënë vijën mes lojës dhe realitetit personal.

Publiku e përgëzoi për forcën dhe maturinë, ndërsa momenti vijon të diskutohet gjerësisht si një nga debatet më të tensionuara të javës në BBVK.

- Advertisement -