Elijona emocionon me mesazh për babain e Tonit -pas eliminimit nga BBVK

- Advertisement -

Në një moment shumë prekës të fundit në Big Brother VIP Kosova, banori Toney u eliminua pasi nuk siguroi votat e mjaftueshme nga publiku për të vazhduar aventurën e tij në shtëpi. Pas daljes së tij, banorët dolën për ta përshëndetur deri te dera  dhe një moment shpërtheu në emocion dhe ngrohtësi. 

Mes banorëve që e përshëndetën Toney-n ishte edhe Elijona Binakaj. Ajo ndaloi për një përqafim dhe përshëndetje, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte mënyra se si e përshëndeti babain e tij. Me shumë ngrohtësi dhe sinqeritet ajo i përcolli fjalët e mëposhtme:

“Toney, më vjen mirë që u njohëm. Të fala babit shumë, e shumë suksese.” 

- Advertisement -

Ky mesazh i Elijonës nuk ishte thjesht një “të fala” e zakonshme ai erdhi disa javë pasi babai i Toney-t kishte bërë publik një dëshirë të ëmbël që djali i tij të krijonte një lidhje me Elijonën brenda shtëpisë. Ai gjithashtu kishte thënë se ajo është e mirëpritur në familjen e tyre, një deklaratë që kishte ngjallur reagime të shumta në publik. 

Momenti mes Elijonës dhe babait të Toney-t u komentua gjerë e gjatë nga fansat e show-t, jo vetëm për fjalët e ëmbla, por edhe për emocioni që transmetoi duke treguar se lidhjet njerëzore brenda Big Brother VIP Kosova shpesh shkojnë përtej konkurrencës dhe dramës të zakonshme të reality‑show‑ve.

- Advertisement -