Pas një periudhe të rëndë për të dhe familjen e saj, Elijona ka ndarë një tjetër mesazh me ndjekësit, duke folur për mënyrën si po e përballon dhimbjen.
Ajo humbi tragjikisht xhaxhain e saj, i cili u vra javën e kaluar në Gjakovë, ndërsa në këto ditë të vështira ka gjetur forcë të falënderojë publikun për mbështetjen dhe ngushëllimet e shumta. “Hey zemrat e mia!
Faleminderit pafund për çdo mesazh dhe ngushëllim që ma keni dërgu… i vlerësoj me gjithë shpirt.
Për momentin jam duke e marrë veten, pak nga pak…”, shkruan Elijona në mesazhin e saj.
Pavarësisht dhimbjes, ajo shpreh vendosmërinë për t’u rikthyer më e fortë. “Shpresoj shumë që shumë shpejt me u kthy prapë tek ju, edhe ma e fortë se kurrë.
Se ju e dini… Eli nuk dorëzohet.
Ju dua pafund”, – përfundon ajo.
