Elijona Binakaj u trondit të hënën nga një deklaratë e dajës së saj që iu zbulua në Prime.
I njëjti pak ditë më parë pas rrëfimit të banores, dha një tjetër version të ngjarjes.
Por pas bujës së madhe në rrjete sociale e media u bë një tjetër reagim nga daja, me fjalë krejtësisht të tjera.
Elijona pa të dy versionet dhe tregoi në një formë se nuk ka edhe aq raporte të mira me të, e që nuk kanë folur që dy vite.
Kjo situatë e preku shumë dhe e bëri që ta mendonte edhe pas spektaklit. ‘Si serial turk jeta, pse’, tha ajo fillimisht.





