Ekstradimi i dy shtetasve shqiptarë për vrasje në Itali: Detajet e operacionit

Dy qytetarë shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar për vrasje në Itali, janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt autoriteteve italiane.

Shtetasit Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç, banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër, janë kapur në një operacion të vështirë policor.

Ata ishin në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali që nga 1999.


- Advertisement -

Operacioni për kapjen e tyre u realizua nga strukturat speciale të Policisë së Shtetit.

Të dy janë ekstraduar në bazë të dënimit prej 14 vjetë e 11 muaj burg për vrasje në bashkëpunim në vitin 2006.

Ngjarja ka ndodhur në Itali më 1999 për shkak të konflikteve lidhur me të ardhurat e paligjshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *