Për të shënuar 27 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë në Kosovë dhe Serbi (E mal të Zi), në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është hapur ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.
Në këtë ekspozitë paraqiten rrëfimet dhe detajet e krimeve të luftës përmes fotografive dhe dëshmive të dokumentuara.
Endrit Binakaj, i mbijetuar i masakrës së Belegut, ka reaguar duke thënë se mungesa e informacionit për masakrën në fjalë është një lëshim serioz profesional dhe një padrejtësi morale ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.
Ai kritikoi selektivitetin e ekspozitës dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së Masakrës së Belegut në histori.
Binakaj përfundoi se kujtesa kolektive nuk mund të ndërtohet mbi përzgjedhje të pjesshme.
Klikoni për më shumë detaje!
