Eduard Kuçi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 4

- Advertisement -

Eduard Kuçi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 4.

Ai ka komentuar edhe raportin e Dolces me Lim Hotin, derisa brenda ka pasur një afrimitet me të. ‘Në sytë e mi nuk është mirë se del keq në publik.

Një herë me atë një herë me këtë, jo që po ma ndjen.

- Advertisement -

Në kuadër të lojës është mendjelehtë.

Femër është e bukur, edhe live e ka bukurinë.

Në shtëpi është vajza më e bukur se shihet, me personalitet kërka’, u shpreh ai.

Tutje tha: ‘Gjithë ajo femër me e lëshu veten kështu vetëm atë e kam parë.

Edhe në lojë, femra duhet të mbaj pak edhe atë respektin e vet, duhet me mbajt veten.

S’bëhen ato gjeste’.

Edi thotë se e ka njohur banoren edhe para se të hynte në shtëpinë e famshme. ‘E kam njohur Dolcen edhe para Big Brother.

Ajo që ka ndodhur, lotët që i kam nxjer ka qenë lojë.

E njoh nga jashtë.

Nuk kam pasur ndjenja ndaj saj’, shtoi mes tjerash.

- Advertisement -