Në rubrikën ‘Trotuar’ në ‘E Diell’, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Edisa Demollari, ka folur për marrëdhënien e Brikenës me Mateon dhe ka theksuar se nuk njihen fare nga jashtë.
Ajo gjithashtu ka komentuar thashethemet për një lidhje mes tyre.
Edisa shprehet se nuk i erdhi mirë që në finale u shfaq një djalë që solli të shkuarën e Brikenës në publik dhe se Mateo e nxori atë mashtruese para shqiptarëve.
Ajo gjithashtu mohon aludimet për një marrëdhënie të kaluar me Mateon, duke shtuar se ata nuk e kanë njohur njëri-tjetrin para se të futeshin në shtëpi.
Edisa tha se distancohet totalisht nga Mateo, duke theksuar dallimet e tyre karakteriale dhe duke pohuar se sulmet ndaj Brikenës ishin të padrejta. ‘Ju lutem, hera e parë dhe e fundit që e them këtë’, shtoi ajo.
