E vërteta e Dolces trondit shtëpinë – dhe i kushton 7 mijë euro Big Brother VIP Kosova 4!

- Advertisement -

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 u zgjuan sot me një surprizë të papritur që ndryshoi atmosferën në gjithë shtëpinë. Pas disa ditësh pasigurie dhe aludimesh, më në fund u zbulua e vërteta për largimin misterioz të Dolces.

Ndryshe nga ajo që banorëve iu ishte thënë – se Dolce ishte larguar për një problem të rëndë jashtë – realiteti ishte komplet tjetër: ajo ishte transferuar për disa ditë në formatin italian Grande Fratello. Për ta mësuar këtë sekret, Edi u vendos përballë një dileme të fortë: të heqi dor nga 7 mijë euro të çmimit të madh për të marrë informacionin. Dhe ai pranoj.

Reagimi më emocional erdhi nga Edi, i cili kishte krijuar një lidhje të veçantë me Dolcen brenda shtëpisë. Ai u prek nga lajmi se ajo ishte mirë dhe po vazhdonte eksperiencën e saj në Itali. Por një pjesë e rëndësishme e historisë nuk iu tregua: deklarata e Dolces në Grande Fratello, ku ajo shprehej se është beqare dhe se nuk ka romancë apo kimi me askënd në BBVK.

- Advertisement -

Ky zbulim ka rikthyer tensionet dhe diskutimet brenda shtëpisë, duke hapur sërish dilema dhe emocione që pritet të ndikojnë në dinamikën e lojës në ditët në vijim.

- Advertisement -