“E mbys krejt” – Shpërthimi i Benitës ndaj Elijonës trondit Big Brother-in

- Advertisement -

Tensionet në Big Brother VIP Kosova po rriten dita-ditës dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është rikthyer Benita Zena  një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni.

Gjatë një bisede me Tonin, Benita u shpreh me një gjuhë tejet të ashpër ndaj Elijonës, duke lëshuar një deklaratë që menjëherë ndezi rrjetet sociale.

Me tone nervoze dhe e irrituar nga përplasjet e fundit, ajo tha:

“Unë e mbys krejt, e kap dhe dalë jashtë – nuk ma ndjen fare.”

- Advertisement -

Kjo fjali u bë virale brenda pak minutash në platformën X (ish-Twitter), ku përdoruesit reaguan masivisht. Shumë prej tyre e konsideruan gjuhën e përdorur si të papërshtatshme për një program televiziv, ndërsa të tjerë e panë si shfaqje të tensionit të grumbulluar mes banorëve.

Benita, e cila tashmë njihet për stilin e saj të drejtpërdrejtë, energjinë e fortë dhe momentet kontraverse, duket se vazhdon të jetë një nga figurat që krijon më së shumti situata brenda shtëpisë. Reagimet e saj impulsive dhe pa filtra e kanë bërë të paparashikueshme, duke shtuar dinamika të reja në këtë edicion.

Ndërkohë, publiku vazhdon të ndjekë me kuriozitet nëse produksioni do të marrë masa apo nëse ky tension i lartë mes Benitës dhe Elijonës do të shndërrohet në konflikt edhe më të madh në ditët në vijim.

- Advertisement -