Dua Lipa kritikon mediat për trajtimin e rastit të Jeffrey Epstein: ‘Minon viktimat dhe e zbut seriozitetin e abuzimeve’

Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka dhënë një intervistë ku ka kritikuar mediat për mënyrën se si kanë trajtuar rastin e Jeffrey Epstein, duke thënë se raportimi i tyre minon viktimat dhe zbut seriozitetin e abuzimeve.

Lipa theksoi se media përdor gjuhë që e largon publikun nga dhuna dhe trauma që kanë përjetuar viktimat, duke shfaqur rastin më pak serioz se sa është në realitet.

Ajo kritikoi veçanërisht fokusin e mediave te ‘vajzat e mitura dhe festat seksuale’, duke theksuar se është fjalë për fëmijë të trafikuar dhe të përdhunuar.


- Advertisement -

Lipa shtoi se ky lloj raportimi e bën të vështirë për publikun të kuptojë pasojat e rënda të krimeve dhe fsheh realitetin e dhunës që kanë përjetuar viktimat.

Ajo e quajti këtë fenomen shqetësues dhe tha se mediat shpesh manipulojnë informacionin, duke ndryshuar perceptimin publik në momentet më të errëta.

Lipa shtoi se kjo sjellje e medias synon të mbrojë lexuesin nga e vërteta dhe të maskojë seriozitetin e situatës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *