Drejtori i Sportit në Artmotion flet për ndeshjen historike të Kosovës: Tifozët shqiptarë fluturojnë drejt Sllovakisë

Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka folur rreth ndeshjes më të rëndësishëm në historinë e Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Sadiku tha se është befasuese se sa shumë tifozë shqiptarë po fluturojnë drejt Sllovakisë, për të marrë pjesë në këtë ballafaqim ndërmjet dy kombëtareve. “Sllovakët janë duke u frikësuar nga numri i madh i shqiptarëve që do të jenë të pranishëm, sepse nga e gjithë Evropa kanë blerë bileta”, u shpreh Sadiku.

Ndërsa ai shtoi se tifozët janë të shqetësuar për shkak se ka paralajmërime që përkrahësit e “Dardanëve” që kanë pasaportë nga Kosova, nuk do të lejohen në stadium.


- Advertisement -


- Advertisement -