Raporti mes Brikenës dhe Mateos duket se është tensionuar pas puthjes së shkëmbyer në spektaklin e së martës. Çifti pothuajse nuk ka pasur komunikim, pas një situate ku Brikena u ndje e lënë mënjanë, duke u shprehur se Mateo qëndroi pranë Selin dhe nuk pranoi të hante ushqimin që ajo kishte përgatitur.
Mbrëmjen e sotme, ata u vunë përballë njëri-tjetrit për t’u sqaruar, duke parë edhe momentin kur Mateo kap nga dora Selin, të cilin Rogerti e përshkroi si një akt afrimi. “Të gjithë e dinë sa e vështirë ishte për mua të jap një puthje, dhe kur e bëra… ditën tjetër doja të gatuaja për mua dhe Mateon.
Por këto ditë kam ndjerë që Mateo nuk ishte i përfshirë; më ka parë duke qarë dhe nuk është afruar të më pyeste.
Këtu nuk ka të bëjë me lojën, por me ndjenjat”, tha Brikena. “Pas puthjes i shkova pranë, por ajo më largoi.
E kuptoj pse ishte në siklet, ndikuar nga Rogerti.
I kam shkuar pas edhe nëpër shtëpi dhe përsëri më largoi.
