Elijona është parë sot në gjendje të rënduar emocionale, vetëm një ditë pas spektaklit të mbrëmshëm.
Situata u përshkallëzua pas një bisede të gjatë që ajo zhvilloi me Klodin, ku tensionet mes tyre dolën hapur.
Sipas komenteve të shumta, gjendja e Elijonës lidhet me ndjenjat që ajo dyshohet se ka për Klodin dhe me klipin e shfaqur gjatë spektaklit, ku ai u pa i përqafuar me Benitën.
Ky moment duket se e ka prekur fort Elijonën, e cila shpërtheu në lot gjatë bisedës mes tyre.
Mes emocioneve, Elijona i është drejtuar Klodit me tone të ndjera: “Kur të kam bërë unë ty padrejtësi?
Unë po e vendos veten në pozitën më të keqe për ty, për të mos e hedhur poshtë raportin.
A mendon se më pëlqen pozita në të cilën jam?” Nga ana tjetër, Klodi reagoi ashpër ndaj situatës.
I nervozuar, ai u largua nga biseda duke e akuzuar Elijonën se po përdor lotët për vëmendje: “Erdhe për t’u sqaruar, tash do ta kapësh Prime-n”.
