Donika Emini: Kosova përballë ngecjes së integrimit evropian

Politologjia Donika Emini ka thënë se Kosova po përballet me ngecje serioze në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se problemi nuk qëndron vetëm te faktorët e jashtëm, por edhe te institucionet vendase.

Në emisionin “Info Magazine”, ajo shprehu shqetësimin se Kosova nuk ka arritur të ndërtojë partneritete të thella politike me asnjë shtet anëtar të BE-së.

Emini gjithashtu kritikoi paqëndrueshmërinë institucionale në vend, duke theksuar se proceset zgjedhore dhe mungesa e një qeverie funksionale kanë vonuar reformat dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.


- Advertisement -


- Advertisement -